Nëse projektet pilot për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 2013
nuk marrin zgjidhje brenda këtij muaji, nuk do të zbatohet votimi dhe
numërimi elektronik.

Ky është paralajmërimi i opozitës, i bërë në sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përmes përfaqesuesit socialist Genc Gjocaj u evidentua se perveç ngritjes se grupit te punes nuk eshte bere asgje ne kete proces.
Ai parashikon nje procedure te nderlikuar, qe nis nga tenderi per aparaturat deri tek trajnimi i komisionereve per perdorimin e tyre dhe perfshin dy qarqe te medha ne vend Tiranen dhe Fierin, ku ne kryeqytet eshte rene dakort, qe per here te pare te votohet ne menyre elektronike dhe ne Fier te zbatohet numerimi i votave permes aparatura ve.

“Fatkeqësisht jemi në ekstremet e kohës dhe kur them kështu, jemi praktikisht jemi afër asaj që do të quhet periudha e fundme e mundësisë për të realizuar këto dy projekte. Une nuk dua te besoj se KQZ është e paaftë për t’i menaxhuar dhe Qeveria nuk ka disponibilitetin e mjaftueshëm për të ndihmuar në këtë proces”, u shpreh Gjoncaj.

Kryetarja e KQZ-së njoftoi ngritjen e grupit te punes per kete çeshtje.

“Ne mendojmë se në afatet kohore të parashikuara nga Kodi Zgjedhor. Ne ju kemi informuar gjithnjë dhe në kohë reale me atë cfarë po bëhet me dy projektet teknologjike”, tha LLeshi.Edhe nënkryetari i KQZ-së Denar Biba shprehu shqetësimin për afatin kohor.

Permes debateve te shumta dhe diskutimeve te gjata eshte miratuar edhe akti i ndarjes se qendrave te votimit, ku edhe kjo KQZ-së nuk shmangu perdorimin e ambienteve private si qendra votimi, qe ne zgjedhjet e shkuara kane qene burim i konflikteve mes paleve. Opozita kerkoi te perjashtoheshin si qendra te votimit ato ambiente private qe kane simbole partiake, por kjo nuk u mor parasysh nga shumica ne KQZ-së, duke bere qe akti te kaloje me 4 vota pro dhe 3 kunder.

Top Channel