Qeveria del garante për energjinë vendase

12/12/2012 00:00

Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë blerejn me cmimet e importit të energjisë elektrike të prodhuara nga hidrocentralet e ndërtuara nga sipërmarrës privatë.

Në mbledhjen e radhës të qeverisë kryeministri Berisha tha se ky vendim ka për qëllim garantimin e energjisë për subjektet private dhe garantimin e tregut për HEC-et e përfunduara, ato në proces ndërtimi dhe të tjerët në fazë projekti.

“Me këtë vendim u jepet garanci maksimale ndërtuesve të hidrocentraleve, atyre që kanë përfunduar dhe që e kanë të garantuar në përputhje me kapacitetet e prodhimit, por edhe atyre që ndërtojnë apo disponojnë hidrocentrale më të mëdha se sa kapaciteti i mëparshëm i prodhimit dhe natyrisht duke u zotuar që do blihet energjia, u lihet gjithnjë e mundshme për ta eksportuar, për të lidhur marrëveshje. Tregu është i lirë, por nëse nuk kanë treg, u garantojmë se do blejmë energjinë me cmimin që ajo shitet në bursë plus atë të transmetimit”, tha kryeministri Berisha.

Top Channel