PS: Berisha përgjegjës për dështimin

12/12/2012 00:00

Opozita deklaron se për dështimin e statusit ka vetëm një fajtor dhe ai është Kryeministrit me Qeverinë e tij.

Partia Socialiste reagoi pas akuzave të Berishës duke thënë se nga 12 detyra shtëpie, që la Bashkimi Europian Qeveria realizoi vetëm 4 dhe ato falë ndihmës së opzitës.
 
“Brukseli i kishte lënë Shqipërisë 12 detyra shtëpie. Nga këto, falë kontributit të opozitës janë përmbushur vetëm katër, tetë detyra shtëpie kryekëput përgjegjësi e qeverisë vazhdojnë të mbetet të papërmbushura. Bashkimi Europian kërkon që ligjet të respektohen dhe të zbatohen, jo vetëm të ekzistojnë në letër, kërkesë kjo që përputhet plotësisht me qëndrimin e opozitës”, deklaroi Milena Harito, anëtare e grupit të punës për programin për një Rilindje Shqiptare.

Sipas saj, Bashkimi Europian kërkon me ngulm që zyrtarët e lartë të korruptuar të shkojnë përpara drejtësisë, sic ndodhi në Kroaci, në Malin e Zi, në Bullgari apo edhe në Rumani.

“Ndërkohë, vendi ynë, nën drejtimin e Sali Berishës ka Qeverinë më të korruptuar në Europë, sipas ‘Transparency International’. Bashkimi Europian, i përcakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si një test për Shqipërinë, një test të cilin ose do e kalojmë ose do të ngelim”, tha Harito.

Top Channel