FRD: Politika dobësoi institucionet

12/12/2012 00:00

Fryma e Re Demokratike e cilëson sit ë papranueshme situatën në të cilën ndodhet sot parlamenti i Shqipërisë. Kreu i kësaj force, Bamir Topi politike fajësoi politikën dhe ndryshimet e kushtetutës në vitin 2008 për dobësimin e institucioneve të shtetit.

“Në vitin 2008 ndryshimet kushtetuese i orientuan interesat e partive drejt interesit të individit, sot ne kemi këtë situatë që e konsideroj të papranueshme në Shqipëri. Kryetari i partisë përcakton listën e deputetëve dhe nga kjo pikëpamje kemi një parlament i cili nuk është më i mirë nga parlamentet që kemi patur në periudhën e tranzicionit, madje në mënyrën e drejtimit, në mënyrën e realizimit të procedurave është shumë difektoz. Sot kemi raste kur deputeti e ka të pamundur që të marrë fjalën, kemi raste konkrete kur student i dhjetorit frenohet në mënyrë të dhunshme për të marrë fjalën në parlament. Gjërat nga kjo pikëpamje nuk kanë shkuar në drejtimin e dëshiruar. Unë mendoj që në një vend demokratik, institucionet janë më të rëndësishme sepse njerëzit shkojnë dhe vijnë, po institucionet mbeten. Kjo është arsyeja që ne sot, për shkak të kësaj politike problematike, institucionet i kemi relativisht të dobëta”, tha kreu i FRD-së, Bamir Topi.

Top Channel