Llalla merr mbështetjen e Nishanit

11/12/2012 00:00

Takimin e parë në ditën e parë të punës Prokurori i ri i Përgjithshëm
Adriatik Llalla e pati me presidentin e Republikës Bujar Nishani, në
Presidencë.

Njoftimi zyrtar i Presidences thote se pasi ka uruar zotin Llalla për detyrën e re në krye të organit të akuzës, Presidenti Nishani e siguroi për mbështetjen maksimale në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Duke vene theksin tek pavaresia e ketij institucioni, Nishani tha se eshte e domosdoshme kryerja e reformave në Prokurori si pjesë e reformës në drejtësi, me synim rritjen e besimit të qytetarëve dhe vetë prokurorëve në sistemin e drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm e siguroi Kreun e Shtetit se në këtë detyrë do të jetë garant i vlerave më të larta morale dhe integritetit në radhët e prokurorëve dhe të gjithë punonjësve që ushtrojnë funksione të tjera në organin e akuzës, si dhe do të ushtrojë funksionin e lartë me përkushtimin maksimal për ta vënë institucionin e Prokurorisë në shërbim të së mirës më të madhe publike.

Top Channel