Çmimet për festa, Bashkia planifikon masa

11/12/2012 00:00

Si çdo vit në prag të festave në Shqipëri tregtarët rrisin çmimet e
produkteve ushqimore. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e
Tiranës ka nisur të monitorojë 6 tregje kryesore me qëllim të frenojë 
tregtarët të mos rrisin në mënyrë abuzive çmimet e produkteve të
shportës dhe të fruta perimeve.

Sipas Geron Ibrahimit, drejtor i kesaj Agjensie në rast se tregtarët do të rrisin çmimet në mënyrë abuzive, atëherë përveç masave ndëshkuese nëpërmjet inspektorëve tatimorë do të konkurohen me hapjen e tregjeve që do të kenë çmime të favorshme për konsumatorin.

“Paralelisht po monitorohen gjashtë tregje dhe mesataret e çmimeve do t’i shpallim çdo ditë në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për to”, u shpreh Ibrahimi.

Bashkia e Tiranes e ndermori një nismë të tillë edhe një vit më parë, por në prag te festave nuk u evitua rritja e çmimeve, pasi tregtaret justifikohen me rritjen e çmimeve nga tregtarët e shumicës.

Top Channel