Bushati: Statusi peng i Qeverisë

11/12/2012 00:00

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Ditmir Bushati shpalosi
qëndrimin e opozitës lidhur me zhvillimet e sotme në Bruksel. Bushati
tha se ‘Jo’ e Brukselit vjen si mungese e reformave ne ato qe cilesohen
si kolonat e shtetit.

Ai komentoi edhe vërejtjen e Europës për retorikën nacionaliste, duke e cilësuar atë si të papranueshme.

“Kryeministri për fat të keq i ngjan fabulës të atij të mbyturit, që kërkon të mbysë tani edhe Shqipërinë. Eshtë i paaftë që të ofrojë reforma të qëndrueshme, të cilat janë thelbësore për këtë proces, që kanë të bëjnë para së gjithash me transformimin e jetës tonë demokratike, me zhvillimin ekonomik dhe social. Në vend që të fokusohet reforma, tek detyrat e shtëpisë është i përqendruar në dy drejtime, ose në retorikën helmatisëse ndaj opozitës, ose në një kartë që ka tentuar ta përdorë edhe herë tjetër, kartën e nacionalizmit që po shfaqet nga goja e tij në trajtën më primitive të mundshme”, u shpreh Bushati.

Meta: Politika dështoi statusin

Ilir Meta, nga Shkodra foli për humbjen e statusit të vendit kandidat për të tretin vit radhazi, duke fajësuar politikën si përgjegjëse. Por kreu i LSI-së, teksa cilësoi si penguese të integrimit të vendit, interesat partiake që siç tha dolën mbi ato kombëtare, shmangu akuzat me emër për këtë proces.

“Eshtë për të ardhur keq, që ne përsëri do të na duhet kohë për ta marrë këtë status, jo sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk ishin të gatshëm për ta merituar, por sepse konflikti politik që ende gjallon, i cili vendos interesat afatshkurtra, mbi ato afatgjata, interesat parciale dhe partiake mbi ato kombëtare, e pengoi Shqipërinë për ta marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian”, tha Meta.

Meta tha se pavaresisht se shkuares, politikanet dialogojne, mesazh qe ai e dha madje duke sjelle rastin e veshtire Kosove – Serbi. Pavaresisht luftes, keto shtete kane nisur bisedimet, te cilat u mbeshteten sic tha edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i sapoliruar nga drejtesia nderkombetare, sepse shtoi ai, duhet pare nga e ardhmja. 

Top Channel