Fëmijët kundër ngujimit

10/12/2012 20:30

Një sërë mesazhesh nga fëmijët që kanë provuar ngujimin si pasojë e gjakmarrjes janë ekspozuar ditën e hënë.

Fëmijët janë shoqëruar nga policia për të ardhur në zyrat e Avokatit të Popullit, ku kanë prezantuar në një miniekspozitë punimet e tyre, që pasqyrojnë ditët e jetës së tyre dhe thirrjen për liri.

Avokati Igli Totozani, mësuesja e tyre, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë apel për zbatim të ligjit dhe për ndaljen e këtij fenomeni që vazhdon të marrë jetë të pafajshme njerëzish.

Ndërsa vetë fëmijët kanë bërë thirrje për ndaljen e këtij fenomeni, i cili mban peng jetët e tyre.

Top Channel