Amnistia, mbyllet gjyqi ndaj Mediut

10/12/2012 00:00

Gjykata e Lartë pushoi çështjen gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të
Mbrojtjes Fatmir Mediu, i paditur nga Alketa Harizaj dhe Roxher Durda
për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Shyrtimi gjyqësor u pushua per shkak te amnistise se pavarësisë, e cila amnisonte edhe akuzën e plagosjes.
 
Nderkohe i menjëhershëm ka qenë reagimi i dy avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu të cilët i kërkuan  Kolegjit Penal duke i kerkuar vazhdimin e procesit. Avokatet Ardian Visha dhe Petrit Serjani shprehen se “kemi kërkuar per nje proces te plote duke konsideruar të padrejtë, të paligjshme dhe të pamoralshme përpjekjen e palës tjetër për të zvarritur vijimësinë e tij.Të vetdijshem per hyrjen ne fuqi te ligjit per dhenie amnistie dhe nën tagrin e të mbrojturit prej nesh kërkojmë tashmë, vazhdimin e procesit, me qëllim përmbushjen e një të drejte kushtetuese për gjykim te rregullt e të plotë”.

Sipas avokateve nje kazus i ngjashem është edhe një vendim i Gjykates Kushtetuese i vitit 2010 i cili kthen ceshtjen ne gjykim pavaresisht amnistise.

Por me ane te nje deklarate kane reaguar edhe shoqata e viktimave te Gerdecit, te cilet nenvizojne se duke qene se drejtesia deshtoi ata do t’i drejtohen Gjykates Europiane te te drejtave të Njeriut në Strasburg sepse sipas tyre drejtesia shqiptare e pati kohen qe ta shqyrtonte çeshtjen.

Top Channel