Vlorë, pranga vëllezërve pengmarrës

09/12/2012 00:00

Dy vëllezërit Gazmend dhe Federik Hoxhaj përkatësisht 26 dhe 28 vjeç, u arrestuan nga policia e Vlorës nën akuzën e rrëmbimit të një të mituri.

Autorët dyshonin se u kishte vjedhur dokumentet e makinës dhe pasi e kanë rrëmbyr të miturin me inicialet F.D kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Në deklaratën e dhënë në polici fëmija tregoi se dy të arrestuarit pasi e kanë futur në makinë e kanë çuar në vendin e njohur si “Fusha e druve”, ku dhe e kanë keqtrajtuar.

Të arrestuarit janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit, ku do të gjykohen për veprën penale të pengmarrjes së një të mituri, ndërsa fëmija i është bashkuar familjes pas depozitimit të dëshmisë së tij.

Top Channel