AK: Borxhi po cënon sovranitetin

09/12/2012 00:00

Nga konferenca e qytetit të Elbasanit, Aleanca Kuqezi akuzoi qeverinë se me borxhin publik po zhyt vendin në kaos duke rrezikuar madje edhe sovranitetin kombëtar.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu premtoi rimëkëmbjen e sistemit të ekonomisë duke u rikthyer shqiptarëve pasuritë natyrore.

“Nafta, kromi, bakri, turizmi janë pasuri të kombit, jo të shqiptarëve”, deklaroi zoti Spahiu.

Më tej, lideri i AK-së, duke iu referuar refuzimit të mundshëm të Brukselit për statusin e vendit kandidat, vendim që pritet të merret këtë javë, fajësoi për këtë kryeministrin Berisha.

“22 vjet më parë kërkuam Shqipërinë si gjithë Europa, këtë javë Bashkimi Europian izolon Berishën. BE nuk pranon të na japë statusin kandidat pa përzënë më parë Berishën”, tha ai.

Top Channel