Rama me të rinjtë për 8 Dhjetorin

08/12/2012 00:00

Si një ish-dhjetorist, që me humor iu drejtua të rinjve se nuk do të
fliste si një veteran për kujtimet e atyre ditëve, kryetari i opozitës
Edi Rama po njësoj si 22 vjet më parë foli për nevojën e madhe të vendit
për ndryshim.

“Shumë nga ëndrrat e dhjetorit të 1990 nuk janë sot të realizuara, por kjo ngjarje e madhe- tha Edi Rama,- bëri të mundur diçka të jashtëzakonshme, iu dha të drejtën njerëzve të vendosin vetë ndryshimin.

“Njerëzit morën në dorë mundësinë për të vendosur vetë dhe varet nga njerëzit se sa shumë duan ta përdorin këtë mundësi, varet nga secili prej jush se sa dëshiron dhe se sa vullnet ka, që mundësinë për të vendosur vetë ta përdorë deri në fund dhe me atë mundësi të bëjë të mundura gjëra që sot mund të duken të pamundura. Asgjë nuk është e pamundur kur njerëzit e zakonshëm vendosin të përdorin mundësitë që kanë në dispozicion dhe mundësitë e njeriut të zakonshëm janë të jashtëzakonshme kur njerëzit e zakonshëm bëhen bashkë”, tha Rama.

Duke sjelle ne vemendje dhe krahasim rininë e 22 viteve më parë dhe asaj sot, Rama tha në rastin e parë ajo lëvizje nuk ishte e sigurtë dhe nuk dihej se cilat do të ishin pasojat.

Sot, tha ai, rinia e di dhe është e vetëdijshme se aktivizimi i saj në politike është një investim i sigurtë për ta bërë atë të përgjegjshme.

“Nga hedhja e një hapi të mëtejshëm, duke u përfshirë në politikë, duke u marrë me politikën që të mos e lesh politikën të merret me ty pa dëshirën tëndë është një investim i sigurt për të nesërmen”, tha Rama.

Duke demostruar në menyre te vazhdueshme lirshmërinë për te komunikuar me të rinjte, në fjalen që është dominuar nga tonet e humorit te kreut te opozites, ai ftoi te rinjte qe pikerisht keshtu ta kerkojne dhe ta realizojne politiken, si nje hapesire te re.

“Ne kemi mundësi të ndryshojmë shumë gjëra duke bërë të mundur që t’i japim politikës tinguj, buzëqeshje, t’i japim politikës ëndrra shpresa, dëshira dhe t’i japim në fund të fundit mundësinë që të jetë një hapësirë argëtimi për të rejat dhe të rinjtë, që përveçse vajza dhe djem të talentuar për ambicje për jetën dhe punën e tyre janë edhe qytetarë dhe qytetare të mirë të këtij vendi”, tha Rama.

Top Channel