Betohen anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

08/12/2012 00:00

Tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të përzgjedhur nga shorti një ditë më
parë në Këshllin e Lartë të Drejtësisë kanë bërë betimin tek presidenti i
Republikes Bujar Nishani.

Pas leximit te formules se betimit, ata kane nenshkruar, per te punuar me profesionalizem per te zgjidhur me drejtesi nje nga çeshtjet me te debatueshme te vendit ne 20 vitet e fundit, ate te ankimimit te rezultateve te proceseve zgjedhore.

Sprova e pare do te jene zgjedhjet e qershorit 2013, per te cilat nderkombetaret i kerkojne Shqiperise qe te zhvilloje nje proces te ndershem dhe demokratik. Kolegji Zgjedhor eshte i perbere nga tete gjyqtare te gjykatave te Apelit ne vend, tek te cilet do te bazohet edhe vlefshmeria e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare nese subjektet politike do te kene kontestime per to.

Top Channel