KLD shkarkon gjykatësin Tabaku

07/12/2012 00:00

Duke e konsideruar të papranueshme neglizhencën e gjyqtarin Neritan
Tabaku në mos zbardhjen e vendimeve dhe mos dorëzimin e mbi 60 dosjeve,
çka ka sjellë pasoja të rënda për palët në gjykim, Këshilli i Lartë i
Drejtësisë votoi unanimisht shkarkimin e Tabakut nga detyra si gjyqtar.

Ne mbledhjen e radhes ku me heret gjyqtari ishte njoftuar jo vetem nepermjet apeleve publike por edhe nepermjet nje reklame ne gazete, anetaret e KLD-së miratuan me dyer te mbyllura kerkesen e Ministrise se Drejtesise per te shkarkuar gjyqtarin e Gjykates Durres.

I pranishem sipas te pranishmeve ne mbledhje ishte fillimisht vetem avokati i Tabakut i cili ka deklaruar se ka prokurore perfaqesimi vetem per te paraqitur pretendimin per pezullim te kerkeses se Ministrise Drejtesise, kerkese e cila u rrezua. Me tej kjo çeshtje ka vijuar ne mungese.

Sipas njoftimit te Keshillit te Larte te Drejtesise presidenti Bujar Nishani ka theksuar se eshte e papranueshme ekzistenca e rasteve te tilla, ku vete gjyqtarët bëhen pengese dhe privojne palet nga ushtrimi i te drejtave kushtetuese.

Nderkohe burime te prokurorise deklaruan se javen qe vjen parashikohet gjithashtu te mbyllen hetimet per Neritan Tabakun tashme ish-gjyqtar, edhe pse pritet qe ai t’i drejtohet me rekurs Gjykates se Larte per kete vendim te KLD-së.

Gjate mbledhjes se paralajmeruar u zgjodhen me short edhe anetaret e Kolegjit Zgjedhur. Mes 48 gjqytareve te Gjykatave te Apelit ne vend, shorti me gogla caktoi si Kolegj Zgjedhor gjyqtaret Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbona Cekrezi, Edlira Petro, Petrit Ceno, Gjinovefa Gaba dhe Kliton Spahiu.

“Anetaret e KLD-se e po ashtu edhe anetaret e sapozgjedhur te Kolegjit Zgjedhur i njoftoj qe neser ne oren 12.00 eshte ceremonia e betimit, ne prani edhe te Presidentit te Republikes, ne Pallatin e Brigadave”, tha Elvis Cefa, nenkryetar i KLD-se.

PD vlerëson Kolegjin Zgjedhor

Pas procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka reaguar Partia Demokratike përmes një njoftimi deklaroi se vlerëson procedurën transparente me të cilën u përzgjodhën anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.

PD shpreh vlerësimin për kandidatët që u përzgjodhën si dhe besimin se ata, në ushtrimin e mandatit të tyre, do të udhëhiqen nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, jurisprudenca e konsoliduar e Kolegjeve Zgjedhore dhe ligjet e tjera të vendit.

Top Channel