Partia Socialiste ka nisur një tur analizues nëpër disa qytete të
Shqipërirë nga ku do të tregohet mekanizmi se si janë vjedhur zgjedhjet e
2009-s, me qëllim parandalimin e çdo tentative për të vjedhur përsëri
në zgjedhjet e Qershorit 2013-ë.

“I quajtur forumi i zgjedhjeve”, PS e hapi siparin e këtyre takimeve nga qyteti i Lezhës. Edi Rama e quajti çështjen e zgjedhjeve si tema e temave për PS, me qëllimin final lirinë dhe fitimin e tyre duke garantuar shqiptarët se Sali Berisha dhe njerëzit e tij nuk do të mund të prekë kutitë e votimit.

“Ka shumë njerëz që na drejtohen ne, më drejtohen mua personalisht dhe thonë ‘si do ta mbrosh votën ti?’ Në fakt kjo tregon se shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë që kjo nuk është beteja mes dy skuadrash që luajnë futboll, si do ta bëjnë golin ata, si do ta mbrojmë votën ne. Kjo është beteja e secilit sepse kur një parti vjedh zgjedhjet dhe merr pushtetin me vota të zgjedhura nuk të llogarit më”, tha Rama.
 
Kryesocialisti theksoi se pavarsisht një Kodi të ri Zgjedhor primare mbetet angazhimi njerëzve në terren, ata të cilët janë mbrojtësit e vërtetë të votës. Rama ka shpjeguar edhe habinë e shfaqur nga kryeministri për shqetësimet e opozitës ndaj atyre komisionerëve te majte që u korruptuan.

“Të gjithë e keni parë Saliun kur vajton për komisionerët socialistë duke thënë që ‘si ka mundësi që vetë kryetari i PS-së dhe vetë deputetët e Partisë Socialiste hedhin hije dyshimi mbi komisionerët socialistë, unë i dua ata, i respektoj ata, ata bënë një punë të shkëlqyer’. Në fakt e vërteta është se pa atë pjesë të komisionerëve te majte që korruptohen, Saliu nuk do të kishte qëndruar një ditë në karriken e Kryeministrit.

Ndërsa Preç Zogaj antar i koalicionit opozitar tha se nuk mjafton Kodi i ri Zgjedhor. Sipas tij është vigjilenca e çdo opozitari garantimi fitores së zgjedhjeve.

“Çështja e zgjedhjeve nuk zgjidhet pa publikun, nuk zgjidhet pa popullin, nuk zgjidhet pa ju. Evropa na jep standardet por nuk na jep dot zgjedhjet, zgjedhjet janë tonat. Janë bërë shumë përpjekje, janë marrë masa të reja edhe në reformën e fundit për të mbyllur shtigjet e manipulimeve dhe për të garantuar zgjedhjet e ardhshme, kjo është shumë mirë, por e përsëris se kjo punë nuk zgjidhet vetëm nga lart. Zgjidhja e sigurtë vjen nga poshtë vjen nga një kulturë e re e mospajtimit popullore me prekjen e zgjedhjeve”, tha Zogaj.

Top Channel