Nishani: Bashkëpunim mes vendeve fqinje

05/12/2012 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë në takimin e katërt rajonal të presidentëve në Mal të Zi.
Zoti
Nishani gjatë fjalës së tij e ka vënë theksin tek rritja e
bashkëpunimit mes fqinjëve duke patur në fokus ndërtimin e një
infrastrukture moderne që do t’i jepte hov ekonomik të gjitha vendeve të
rajonit.

Sipas kreut te shtetit faktori shqiptar i shperndare ne disa vende te rajonit eshte nje ure bashkepunimi dhe forcimi te metejshem te marrëdhenieve. Gjithashtu zoti Nishani theksoi se me rendesi jane edhe investimet ne sektorin energjitik.

Forcimi i dimensionit te sigurise ne konceptim tradicional dhe ate bashkekohor ne rajon nepermjet garantimit te paqes dhe stabilitetit, demokratizimit te shoqerive tona, luftes se perbashket ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve mund te arrihen me shpejt dhe me rezultate me te mira sipas zotit Nishani permes bashkepunimit me te kordinuar mes strukturave perkatese ne rajon.

Top Channel