Votimi për Kryeprokurorin, PS do të abstenojë

04/12/2012 00:00

Partia Socialiste do të abstenojë në votimin në Kuvend për dekretin e Presidentit për Kryeprokurorin e ri.

Nëpërmjet një deklarate të shkurtër për media, deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se PS nuk është kundër kandidaturës për drejtuesin e organit të akuzës, por është kundër procedurës.

Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi zotin Adriatik Llalla në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.

Ne relacionin shoqerues te dekretit presidenti Nishani ka vleresuar eksperiencen e gjate te zotit Llalla ne strukturat e prokurorise ku ka kryer detyra te ndryshme. Kreu i shtetit thekson se ka vleresuar edhe zgjedhjen e tij konsensuale nga kuvendi i Shqiperise ne pozicionin e Inspektorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrrollit te Pasurise institucion i cili sipas zotit Nishani ka marre edhe vleresime nga partneret nderkombetare per pavaresine dhe menyren e konsoliduar te funksionimit.

Top Channel