Sondazhi social paneuropian

04/12/2012 00:00

Shqipëria bëhet pjesë e një hulumtimi socialeuropian, i cili do të
zhvillohet gjatë muajit dhjetor në 30 vende të BE-së, përmes të cilit
synohet të mblidhen të dhëna të besueshme duke matur profilin europian
të shqiptarëve në aspektet e kulturës politike. Kjo iniciativë u lancua
nga “Fondacioni Shqipëria e Hapur”.

Andi Dobruasha, drejtor i këtij Fondacioni tha se në Shqipëri zhvillohen debate politike shpeshherë, duke mos përdorur të dhëna të besueshme.

“Në përgjithësi shumë debate janë bosh dhe kanë shumë elemente spekulimi. Për këtë arsye fondacioni ka nisur një veprimtari të re të përqendruar tek gjenerimi i të dhënave të besueshme, realizohet një herë në dy vjet dhe është hera e parë që realizohet në Shqipëri, mbulon 30 vende të Europës. Besojmë se ky sondazh do të sjellë një vlerë shtesë në formimin e debatit”, tha Dobrusha.

Sondazhi do të kryhet në 12 qarqet e Shqipërisë duke pyetur 1,602 persona. E reja që do të sjellë ky sondazh konsiston në dërgimin e të dhënave nëpërmjet tabletave kompjuterike në kohë reale nëpërmjet internetit, momentin ku i anketuari u jep përgjigje pyetjeve. Më pas të dhënat dërgohen në City University të Londër nga ku do të kryehet përpuni, vlefshmeria e të dhënave dhe certifikimi rezultateve të prodhuara nga sondazhi që priten të bëhen publike fillim vitin e ardhshëm. Pyetjet synojnë të mbledhin informacione te pergjithshme mbi qendrimin ndaj Europes, lidhjet ne komunitet, perdorimin mjeteve te informimit, qendrimet politike dhe besimi tek isntitucionet.

Këto janë disa prej pyetje në këtë sondazh, përgjigjet e të cilit priten me interes jo vetëm nga studjuesit e cështje sociale por edhe spektri politik, pasi përkon me futjen e Shqipërisë në një vit elektoral:

1-Sa Europian janë shqiptarët?
2-Sa ndjekin shqiptarët televizionin dhe sa lexojnë gazetat?
3-Sa besim kanë shqiptarët tek njëri tjetri?
4-Sa besim kanë shqiptarët tek institucionet e shtetit dhe partitë politike?
5-Shqiptarët e identifikojnë vetën më shumë të majtë apo të djathtë?
7-Cilat janë perceptimet e shqiptarëve ndaj demokracisë në vend?

Top Channel