Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët

04/12/2012 00:00

Nga vendi ku 100 vjet më parë Ismail Qemali drejtoi mbledhjen e parë të
Qeverisë shqiptare pas shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Sali Berisha shpalli një iniciativë surprizë, si pjesë të platformës së tij
“të bashkuar me njëri-tjetrin, të bashkuar me Europën”.

Nga Shtepia Muze e Pavarësisë në Vlorë, ku u zhvillua mbledhja e Qeverisë, Kryeministri Berisha paralajmëroi hartimin e një projektligji që u jep shtetësinë shqiptare, në menyrë të pakushtëzuar, çdo bashkëkombasi, pavarësisht vendit ku ai jeton. Duke vënë në dukje faktet e hidhura historike të copëtimit të shqiptarëve në 5 shtete, Kryeministri Berisha vlerësoi se ligji për marrjen e shtetësisë për çdo shqiptar që e dëshiron atë është një nga nismat e bashkimit të kombit.

“Dorezim me perparesi ne Parlament i ligjit qe percakton njohjen pa kushte te shtetesise shqiptare te cdo shqiptari qe aplikon per te kudo qe ndodhet. Ky eshte mesazhi i 100-vjetorit. Po rikthehet nje e drejte qe u eshte mohuar 100 vjet. Pra, kombi eshte nje dhe çdo shqiptar kudo ku jeton meriton shetesine shqiptare”, tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha u kujdes t’u dilte perpara dyshimeve se ky projektligj fsheh qellime elektorale. Duke bere te qarte se ligji do te hyje ne fuqi pas zgjedhjeve te qershorit, Kryeministri Berisha kerkoi bashkepunimin e opozites per kete inisiative dhe per tre ligjet kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat, te frymezuar nga mesazhi i bashkimit kombetar ne 100 vjetorin e Pavaresise.

Qeveria në Vlorë, AK në protestë

Dhjetëra mbështetes të Aleances Kuqezi organizuan në qytetin e Vlorës njeë protesteë kundër Qeverisë që ishte mbledhur në muzeun e Pavareësise, aktivistet e Aleances me pankarta ne duart dhe flamuj kombetare jane nisur pergjate Bulevardit per te shkuar ne vendin ku do mbahen mbledhja e Qeverise.

Me thirrje patriotike dhe pankarta kunder qeverise aktivistet e Aleances kuqezi jane ndalur me force nga dhjetëra forca policie qe zune rrugen per te penguar levizjen e protestuesve.

Policia ka nisur largimin me force te aktivisteve te aleances kuq e zi. Kunder tyre jane perdorur edhe bomba me gaz lotesjelles kunder protestuesve. Numri i madh i forcave te rendit dhe te gardes dhe gazi lotesjelles detyruan largimin e aktivisteve te Aleances Kuqezi nga bulevardi kryesor, ndersa pak metra me tej vijonte mbledhjen Qeveria nen drejtimin e Kryeministrit Berisha.

Kavajë, ndalohen aktivistët e AK-së

Rreth 35 aktiviste të Aleances Kuqezi që po ktheheshin nga qyteti i Vlorës janë ndalur në një postobllok policie në qytetin e Kavajës.

Policia ne fillim bllokoi nje grup te rinjsh nga Kavaja qe kishin marre pjese ne miting. Grupi tjeter i aktivisteve eshte ndalur nga policia ne nje postobllok ne hyrjen jugore te qytetit te Kavajes, pa dhene asnje shpjegim.

Jane gjithsej dy furgone dhe 6 mjete te vogla te bllokuara nga policia mes aktivisteve te ndaluar jane 12 vajza. Te gjithe po mbahen ne komisariatin e policise se Kavajes. Nuk ka ndonje shpjegim se cila eshte arsyeja e shoqerimit te tyre ndersa aktivistet e aleances thone se kjo eshte nje hakmarrje ndaj protestes qe ata zhvilluan ne qytetin e Vlores kunder mbledhjes se qeverise atje.

 

Top Channel