‘Kryeprokurori’, KE: Po e vëzhgojmë procesin

04/12/2012 00:00

Zëdhënësi i  Komisionit Europian, Peter Stano ka reaguar ditën e martë
lidhur me dekretin e fundit të Presidentit Bujar Nishani për Prokurorin e
ri të Përgjithshëm në Shqipëri.

Stano ka theksuar se KE është duke e ndjekur me vëmendje procesin e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm, pasi zgjedhja e tij përbën një çështje shumë të rëndësishme  sa i përket zbatimit të ligjit.

“Ne e kemi ndjekur me kujdes këtë proces pasi kryeprokurori është një institucion i pavarur dhe luan një rol të rëndësishëm në përballjen e sfidave që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit. Zbatimi i ligjit është një pikë shumë e rëndësishme në funksion të një shteti, prandaj ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes këtë proces”, tha Stano gjatë një komunikimi me mediat në Bruksel.

Top Channel