Festa e pavarësisë në Gjirokastër

04/12/2012 00:00

Festime lokale kanë shoqëruar ditën e ngritjes së Flamurit në qytetin e
Gjirokastrës. 4 dhjetori përkujtohet çdo vit si disa që pavarësoi edhe
Gjirokastrën menjëherë pas Kuvendit të Vlorës. 

Autoritetet lokale dhe nxënës shkollash, si dhe qindra borë të qytetit kanë shoqëruar ceremonitë e ngritjes simbolike të flamurit në kalanë e qytetit.

Paralelisht ceremonive dhe festimeve zyrtare Forumi Djemtë e Gjirokastrës kishte realizuar një flamur madhështor që mbulonte një pjesë të faqes ballore të kështjellës së qytetit.

Flamuj madhështorë janë mbajtur në krahë prej të rinjve të qytetit duke u ndalur në disa prej lagjeve tek memoriali i Rilindasve dhe Varrezat e Dëshmorëve. Gjatë periudhës së kërkimeve historike që i paraprinë 100-vjetorit të Pavarësisë, historianët zbuluan të dhëna interesante lidhur me kontributin e qytetit në Pavarësinë e vendit.

Kështu këtë përvjetor të 100-të është hedhur dritë mbi historinë e gruas që qëndisi flamurin në Gjirokastër, njëherazi u ekspozua makina qepëse që e qepi copën e kuqe në atë periudhë.

Top Channel