Fëmijët, 11 për qind në varfëri

04/12/2012 00:00

Jane me qindra mijëra fëmijë në qjithë vendin që çdo ditë përballen me
urinë, të ftohtit, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të
pakontrolluar.

Observatori për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bërë publike numrin e saktë të fëmijëve që jetojne ne varferi absolute. Jane 11, 20 % e femijeve te moshes 0 deri ne 18 vjec, qe jetojne ne kushte te veshtira. Keta femije nuk kane asnje akses ne ushqyerje normale, shendetesi, strehim dhe mbrojtje. Nje ne tete femije jetojne ne familje qe burim te vetem te ardhurash kane ndihmen ekonomike.Perfaqesuesi i UNICEF-it Detlef Palm ka kerkuar qe keto te dhena zyrtare te ndihmojne ne krijimin e politikave konkrete, per permirësimin e jetes se çdo femije ne çdo komune.

“Ne duhet te dime se cfare ndodh ne komunitetet tona.Nese nuk jemi te kenaqur me progresin ne shkollen e femijes sone, ne duhet te pyesim se cfare po behet, si po zbatohet legjislacioni i fundit. Ka ligje dhe praktika kombetare, per te cilat çdo prind duhet te pyesë nëse po zbatohen. Unë kam një dëshirë, këto të dhëna duhet te merren seriozisht”, tha Palm.

Sipas të dhënave të censusit në Shqipëri numërohen 1 milion e 190 mijë persona të moshës 0 deri në 18 vjeç, ku 18.70 % e tyre jetojne ne banesa te papershtatshme dhe 15.80 % e tyre nuk kane akses te duhur nga ujit te pijshem te kontrolluar. Ne shume qytete te vendit nje numer jo i vogel femijesh jetojne ne banesa qe nuk kane energji elektrike.

Top Channel