Bashkia e Peqinit nuk ka më para as për të paguar rrogat e punonjësve.
Prej tre muajsh ata punojnë pa pagesë për shkak se të gjitha llogaritë e
Bashkise janë boshatisur për të paguar borxhet ndaj CEZ.

Sipas kryebashkiakut Ilir Rrushi aktualisht Bashkisë së Peqinit i mungojnë 7.3 milionë lekë.

“Problematikat që ne po kalojmë tani përvec rrogave, kemi një kopsht që nuk ka naftë për ngrohje, kemi dy shkolla 9-vjecare që nuk kanë dru për ngrohje, me xhama të thyer dhe shërbimi ndaj tyre është shumë i vështirë në situaten që po kalojmë. Gjej rastin dhe i bëj thirrje ministrive përkatëse dhe Kryeministrit ta shohë me prioritet situatën financiare në këtë Bashki”, tha Ilir Rrushi.

Kryebashkiaku i Peqinit edhe pse eshte i djathte nuk ka ngurruar te leshoje akuza ndaj Qeverise.

“Ne sapo festuam 26 Nëntorin, që është pavarësia e qytetit të Peqinit, normalisht jemi 100 vjet shtet dhe për këto festime jo vetem qe nuk pati ndriçim të Kalasë së Peqinit, por nuk morëm qoftë edhe një flamur nga Ministria e Arsimit”, tha Rrushi.

Top Channel