Tiranë, Bashkia prezanton buxhetin 2013

03/12/2012 00:00

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha prezantoi në orët e pasdites së të hënës buxhetin e bashkisë për vitin 2013.

Që në nisje të fjalës së tij, zoti Basha tha se buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti që do t’i ndryshojë faqen qytetit të  Tiranës. Ai premtoi korsi të dedikuara për transportin publik, lehtësi për biznesin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Investimet e reja do t’i ndryshojnë faqen qytetit të Tiranës. Do të ketë korsi të dedikuara për transportin public, do të ketë një politikë stimuluese për programin e biznesit, për stimulimin e të cilit do të përdoren edhe paratë e taksapaguesve si dhe do të hapen 900 vende të reja pune në trajtimin për fëmijët në kopshte dhe çerdhe”, deklaroi kryebashkiaku Basha.

Bashkia e Tiranës, premtoi gjithashtu politika për hapjen e vendeve të reja pune për të rinjtë.

Top Channel