Të vërtetat e Topojanit

03/12/2012 20:30

Retorika politike e shpluhurosi, ndryshe veshtire se dikush do ta ishte kujtuar per kete zone me tradita te medha, por me vemendje te vogel.

Fshatrat e Topojanit jane megjithate aty, larg perplasjeve te Tiranes, por me te vertetat e banoreve qe nuk dine ti vene ngjyra te tjera veç atyre qe realisht kane jetet e tyre.

Te verteta qe veshtire dallohen nga kryeqyteti e nga kafenete e politikes shqiptare, por qe nuk mund kurresesi te ndryshohen e deformohen ketu ne zonen e larget.

Pasi kamerat e “Shqipërisë Tjetër” lënë tej aksin Kukes – Shishtavec, makina nis lekundjet e forta mes gropave te nje shtegu qe çan malet per te hyre diku mes tyre ne fshatin Topojan.

Shtepite e hirta, diku te gjynjezuara per shkak te banoreve te larguar jane imazhi i pare qe duket i mbire prej nje kohe te larget.

Banoret dine pak ose aspak per debatet e Tiranes zyrtare, kjo edhe per shkak te mungesave te shpeshta te energjise elektrike. Ata ndihen te lene menjane , te braktisur ne kete zone te thelle, qe perveç fjaleve nuk ka marre asnje perkrahje tjeter.

 «Shumica prej nesh janë në emigracion. Vetëm kështu arrijnë të marrin një copë bukë. Çfarë të bëjmë tjetër këtu. Këta politikanë vjedhin me miliona e nuk dënohet kurrkush, thonë vetëm pallavra në Parlament, vjedh ky apo vjedh ai. Ç’na duhet kjo neve këtu », ankohen në Topojan.

Gjithçka vjen me pas eshte nje çorbe hallesh te perziera me jetet e banoreve. Ata rendisin ngaterruar problemet e tyre qe ketu duken si te shkrira me realitetin e zymte. Nese i pyet per banore te rikthyer ne kete zone sic zyrtarisht pretendojne strukturat perkatese ne Tirane, te shohin shtrembert a thuaj se po tallesh me ta.

« Ata që kanë ikur nuk kanë përse të kthehen. Çfarë do të hanë, çfarë do të pijnë e ku mund të jetojnë këtu », shprehet një banor.

Nga Topojani, udhetojme me tej. Brekija eshte edhe me i madhi i 5 fshatrave pjese perberese te kesaj komune. Ai shtrihet diku maje nje mali ku hera heres duket sikur mund te prekesh qiellin.

Asgje nuk ndryshon edhe ketu. Shtepite ku nuk dallon qofte edhe nje te re duket sikur mbahen pas njera tjetres. Ndersa banoret ikin e vijne ne pergatitje te dimrit qe i mban te bllokuar ketu per te pakten 6 muaj.

« Listat janë mbushur plot e s’të jep njeri më borxh. Shumica më e madhe e banorëve janë larguar. Dikur ishin 300 shtëpi, por ana ekonomike ka bërë që sot fshati të ketë vetëm 100 shtëpi », tregon një i moshuar në Brekije.

Patatet jane i vetmi produkt bujqesor qe mund te prodhojne, por edhe ajo per mungese tregu dhe largesi nga qyteti i Kukesit mbeten deng në tokat e vogla. E ne kete rast, ndihma ekonomike eshte e vetmja e ardhur, nese mund te konsiderohet keshtu nje 3 mije lekesh ne muaj. Ky realitet i shtruar thuajse kudo ka qene edhe arsyeja e largimit ne mase te banoreve.

“Nuk kemi ku të shkojmë, pa edhe ne do të kishim ikur. Nuk kemi se çfarë të bëjmë këtu, pa rrugë, dimri po, shteti asnjë masë apo investim”, shprehet një banor i dytë.

Mikepritjen e kane te ngulur thelle nga traditat e lashta, por varferine ne shtepite e tyre shumica nuk duan ta tregojne. Te varfer, por krenare sic u takon burrave te kesaj zone na thone.
Nga Brekija udhetojme pak kilometra me tej ne Xhaferraj, fshatin qe po zhduket ngadale nen rreshqitjet e tokes.

Banoret te mbytur ne borxhe enden mes pamundesise per ti dhene udhe dickaje me shume , ne fshatin ku dikur jetonin 7 apo 8 fish me shume banore nga sot.

« Me letra janë më shumë, por realisht janë pak, pasi pushteti i regjistron banorët për fushata. Kjo është e vërteta », sipas banorëve të tjerë.

Per ne Nimçe, pjese e komunes Topojan, makina duhet te dredhoje ne disa tatepjeta te frikshme qe te drejtojne per ne fshatin e mbytur , prej vitesh te gjate nga minierat e uraniumit te hapura qe ne kohes e diktatures.

Ne vitet 70 testimet nuk perfunduan me sukses pasi uraniumi i perzier me nje tjeter helm plumbin nuk ishte aq i paster sa kerkohej. Qe ne ate kohe e deri me sot askush nuk u kujtua me per kete fshat dhe pasojat qe po liheshin pas.

« Kur vijnë votimet, vijnë e na thonë se do të bëjnë shumë gjëra, por në fund përfundojnë duke mos bërë asgjë », të thonë në Nimçe.

Ketu mesatarja e jetegjatesise se banoreve nuk shkon pertej 55 viteve , ndersa shume femije kane lindur me mjaft probleme, per shkak te radioaktivitetit ,mbetjeve te uraniumit e plumbit qe jane ndare kudo.

Ekspertet prej vitesh kane kerkuar qe banoret te evakuohen, por kjo nuk ka ndodhur. Ata qe kane mundur kane ikur, te tjeret ata me te pamundurit jetojne ende ne Nimçe.

Diku duket shkolla, nje ngrehine qe i perngjan atyre te kohes se para luftes , tej shtepite e braktisura ne mase shkrihen me gjelberimin e hazdisur nga mungesa e njerezve.

Politika e kujton veç kur ka nevoje, kur i duhet per skemat e saj, levizjet, deklaratat, qendrimet, ndryshe ketu pervec takimeve elektorale askush nuk eshte dukur kurre. Largohemi nga Topojani nga fshatrat e kesaj komune, vendit te harruar mes malesh ku mundesia e vetme e dhene eshte largimi.

Top Channel