Gjika falenderon pjesëmarresit, kritika Berishës

03/12/2012 00:00

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika falenderoi të gjithë ata që
morën pjesë në festimet e organizuara në qytetin e Vlorës.Në fjalen e
tij Gjika ka thënë se në 28 Nëntor, qyteti ynë i përbashkët dhe gjithë
shqiptarët përjetuam ngjarjen me te madhe ne historine tone, ate te
100-Vjetorit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare.

“Në 28 nëntor në Vlorën tonë ishte Kosova, ishte Çamëria, ishte Maqedonia dhe Mali i Zi, ishin të gjithë shqiptarët e Diasporës, askush nuk mbeti pa marrë pjesë në festën e madhe të Kombit tonë. Këtu në Vlorën e Flamurit ishte Peja e Prizreni, Prishtina e Kacaniku, Skëndëraj e Klina, Struga e Tetova, Shkupi e Ohri, Tuzi e Ulqini, Tirana e Shkodra, Durrësi, Skrapari, Tropoja fizikisht 1 milionë shqiptarë por shpirtërisht e me zemër 7 milionë të tjerë”, tha kreu i Bashkisë së Vlorës.

Gjika me pas leshoi kritika ndaj Qeverise dhe Kryeministrit per menyren se si veproi me festen ne Vlore.

“Kryeministri Berisha së pari duhet t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë për mungesën e investimeve, t’i kërkoje falje qytetarëve në lidhje me dëshirën e tij për ta spostuar vëmendjen nga Qyteti i Flamurit, ashtu siç do ta përshëndesja në rast se Kryeministri dhe Qeveria e tij nesër do të deklarojë imnvestime për qytetin e Vlorë”, tha Gjika.

Top Channel