Buxheti i vitit 2013 parashikon që për arsimin të financohet 2.7 % e
GDP-së. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj në Komisionin e Arsimit dhe
Medias tha se ky projektbuxhet nuk është nga më të lartët.

“Të dhënat e parashikuara në buxhetin e shtetit për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës arrijnë në shumën e mbi 38 miliardë lekëve për të gjitha zërat e shpenzimeve operative dhe kapitale.Në këtë shpërndarje sektori i arsimit trajtohet sërish si sektor prioritar në raport me sektorë të tjerë”, tha Tafaj.

“Si është e mundur të quhet ende prioritet, kur problemi më i madh është kur fëmijët e fshatit nuk shjkojnë dot në shkollë sepse ka nisur bora, për shkak të kuotës së transportit që e keni ulur. Nuk përballohet me atë kuote”, tha kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj.

Deputetet e opozites kanë argumentuar se ky është buxheti më i ulët që nga viti 1997 dhe nuk i përafrohet aspak premtimeve te Qeverisë Berisha për ta çuar në 5 për qind.

“Jeni në pikën më të ulët sec e gjetët. E keni gjetur në 2005 me një peshë prej 2.81 për qind dhe po e lini me 2,73 për qind. Ato historitë që tregoni vit për vit për dy mandat radhas që arsimi është prioritet dhe që e doni në 5, 6 madje 7 për qind. Nuk ka qenë ndonjëherë nga 1997, se sa po e coni këtë vit”, tha deputetja socialiste Ledi Shamku.

Edhe zeri i investimeve i parashikuar ne kete projektbuxhet eshte nga me te uletit ne 15 vite.Kete vit ka nje ulje te investimeve dhe ne vlere nominale, me rreth 7 milionë dollare.

“Investimet janë sot më të ulëtat e 8 viteve të fundit. Jo rastësisht pyeta që investimet zënë 8.8 siç thatë juve të buxhetit të arsimit, por sa kanë qenë vitin e kaluar. Ju e thatë 9 deri në 10, por në fakt kanë qenë 10.5 në vitin 2005 dhe në vitin 2009 kanë qenë 20.5. Do të thotë janë më pak se gjysma e investimeve të vitit 2009. Ndersa përsa i takon cështjes së fondeve për shkencën dhe inovacionin, e keni premtuar tek 6.5 për qind, e keni te gjysma”, tha Leskaj.

Deputetet e opozites argumentuan, problemet ne shkolla,kopshte dhe ne gjithe sistemin arsimor.

Top Channel