Vrasja e dy vëllezërve Haxhialiu, që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së shtunës ka si motiv një borxh prej 50 milionë lekësh.

Dy viktimat udhëtonin me një automjet tip “Mazda” kur u qelluan nga një pistolete me silenciator. Sipas policisë, nga e njëjta armë u qëlluan ne trup dhe koke tetë herë të dy vëllezërit, njeri prej të cileve gjeti vdekjen e menjëhershme në timonin e automjetit, ndërsa tjetri në siptal.

Sokol dhe England Haxhialiu, 38 dhe 30 vjec rane ne prite ne  rrugen “Irfan Tomini”, qe njihet ndryshe edhe si stacioni i fundit te Tiranes se re.

Ne hetimet e saj per te gjetur autoret e ketij krimi te rende, policia u ndihmua edhe nga kamerat e sigurise se bizneseve private ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja.

Duke siguruar identifikim te tyre nepermjet fotove, te marra policia arriti te shquaje dy autoret e krimit, njerin prej te cileve e arrestoi dy ore pas krimit te rende, ne dalje te Tiranes, duke udhetuar drejt Mamurrasit, ku kishte edhe banesen.

Ardian Ndreka, 34 vjec, u prangos nga efektivat e policise, nderkohe qe ka pranuar edhe krimin e rende, por jo bashkeautoresine me ndonje person tjeter.

Por, ne provat e siguruara nga policia, si edhe nga deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes rezulton se ne bashkpunim per te kryer kete vrasje ka qene edhe Eduart Kurti, nga fshati Nikel i Krujes. Policia tha se eshte vene ne ndjekje te ketij shtetasi si i dyshuari tjeter i ekzekutimit.

Ne sherbese te policise, pervec provave te mbledhura ne vendin e ngjarjes si edhe nga kamerat e sigurise vjen edhe fakti se ne tre muajt e fundit, i dyshuari per vrasjen dhe viktimat ishin konfliktuar disa here me rradhe per borxhin i cili eshte marre disa vite me pare. 

Top Channel