Vlerësimi për Pavaresinë, në Kongresin Amerikan

30/11/2012 00:00

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, anëtarë të
Kongresit Amerikan dhe personalitete të tjera përkujtuan rolin e
shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës
së Dytë Botërore.

Veprimtaria u organizua nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën drejtimin e çiftit Joe dhe Shirley Dioguardi. Në Kongresin Amerikan, 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë u përkujtua në një mënyrë të veçantë.

Sipas Zerit te Amerikes, një numër anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit, si dhe personalitete të rëndësishme të lobit hebre në Shtetet e Bashkuara, u mblodhën të nderojnë shqiptarët që me një vepër unike gjatë Luftës së Dytë Botërore fituan simpatinë e botës.

Senatori nga Nju Jorku, Charles Shummer ka paraqitur në Senatin Amerikan një rezolutë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në rezolutë vlerësohet populli i Shqipërisë dhe i Kosovës për shpëtimin e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel