Gjykatësi Tabaku refuzon KLD-në

30/11/2012 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, edhe pse u mblodh sot posaçërisht për të
trajtuar çështjen e gjykatësit të Durrësit Neritan Tabaku që liroi
vrasësin e komisarit të policisë së Shijakut, dështoi sërish. Gjyqtari
nuk u paraqit, duke njoftuar se ishte sëmure.

Një sëmundje e pashpjeguar ende zyrtarisht prej tre muajsh, po shmang ballafaqimin e tij me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Edhe pse institucioni qe kontrollon gjyqtarët shfrytëzoi mediat për t’i bërë ftesë Tabakut të paraqitej në mbledhjen e radhës, ne vend te tij ka mberritur vetem nje raport mjeksor. Ne keto kushte presidenti e njekohësisht kreu i KLD-së, Bujar Nishani lajmëroi për një tjetër mbledhje për këtë gjyqtar.

“Zoti Tabaku ka risjelljë raport mjekësor dhe kërkon që të shtyhet shqyrtimi i propozimit të ministrit. Raportin e parë e ka paraqitur në datën 5 nëntor, 14 ditë raport, sot është përsëri me 15 ditë të tjera. Propozimi im është që të shtyhet mbledhja dhe ajo e radhës do të bëhet të premten e ardhshme, me rend dite shqyrtimin e këtij propozimi të ministrit dhe zoti Tabaku nëse edhe në mbledhjen e ardhshme është i paaftë duhet të marrë masat të dërgojë një përfaqësues të tij”, tha Nishani.

Në fakt në pritje që të shërohen nga kjo sëmundje janë edhe prokurorët e Njësisë Task Forcë, që po e hetojnë gjyqtarin Tabaku për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në dy raste e konkretisht në moszbardhjen e vendimit ndaj Ilir Xhakjes dhe Jordan Findikut.

Në rendin e ditës, KLD kishte edhe shqyrtimin e testimit të personave që do të konkurrojnë për në Gjykatën Administrative, testim i cili u vendos të kryhet në janar 2013.

Mbledhja vijoi me dyer te mbyllura per dy procedime disiplinore te dy gjyqtareve Mimoza Margjeka dhe Viola Canaj.

Top Channel