Gjyqi ndaj Mediut, PR: Prapavijë politike

24/11/2012 00:00

Partia Republikane deklaron se gjyqi që po zhvillohet ndaj kryetarit të
saj Fatmir Mediu ka prapavijë politike, ndërsa sipas saj, ish-ministri
ka kërkuar që çështjes së Gërdecit t’i shkohet deri ne fund.

Arjan Madhi deklaroi se avokatet e pales kundershtare po zvarrisin procesin qe ta çojne pertej 28 nentorit, date ne te cilin gjykimi pushohet ne baze te Ligjit te Aminstise.

“Në mënyrë të pajustifikuar dhe kundërshtim edhe me interesat e familjarëve të të dëmtuarve nga ngjarja e Gërdecit, të ashtuquajturit përfaqësues ligjorë të tyre janë duke bërë cdo përpjekje proceduriale që të cojë përtej datës 28 nëntor. nëse ky gjykim nuk përfundon brenda kësaj date, atëherë në bazë të Ligjin për Amnistinë, ky gjykim do të pushohet”, tha Madhi.

Top Channel