Topi: FRD fiton zgjedhjet e 2013-s

23/11/2012 17:50

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë përurimit të degës së partisë në Shijak, lëshoi akuza të reja të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, në të njëjtën kohë që për herë të parë bëri parashikimin ambicioz për “fitimin e zgjedhjeve të 2013-s”.

Në një fjalim të mbajtur përpara publikut vendas, ish-Presidenti i Republikës theksoi se “atë që Berisha nuk bëri dot gjatë pesë viteve (të presidencës së tij), pra nënshtrimin e institucioneve, arriti ta bënte në vetëm pesë ditë. Unë akuzoj drejtëpërsëdrejti kryeministrin Berisha për gjendjen e mjeruar të Shijakut”.

Në vazhdimin e fjalimit të tij, Topi çmoi se “Berishën e ka larguar historia” dhe se “FRD është drejt fitores së zgjedhjeve të 2013-s”.

Pasi vlerësoi “kontributin historik” të Shijakut për lirinë dhe demokracinë, kreu i FRD-së parashikoi se “Qarku i Durrësit do t’i japë një leksion të mirë partive të vjetra në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.

Top Channel