Spahiu: Jo ndërprerje të mandatit të Ina Ramës

23/11/2012 00:00

Kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu i kerkoi Presidentit të
Republikës Bujar Nishani të mos ndërpresë përpara afatit ligjor të
kohës, mandatin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.

“Aleanca Kuq e Zi i bën thirje edhe kandidaturave për prokuror të ri të përgjithshëm që të mos përfshihen në këtë proces antikushtetueses sepse do t’i duhet ta ndërpresë detyrën e tyre më 1 Korrik 2013 kur Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të vendosë rendin kushtetues dhe do të mbrojë parimet dhe standardet e demokracisë parlamentare”, tha Spahiu.

Kerkesa per te mos i nderprere mandatin Ina Rames, nuk lidhet me performancen e saj per gjithsesise per kreshnik spahiun ka deshtuar ne krye te akuzes.

“Znj.Ina Rama ka dështuar pasi ka toleruar mos funksionimin e detyrës për të arrestuar shtetasin Sali Berisha per vepren penale të dorëzimit të pjesshëm të territorit të Republikës së Shqipërisë në favor të qeverisë greke si dhe një seri veprash të rënda penale që lidhen me vrasjet, kontrabandën, korrupsionin dhe trafikimin e armëve”, theksoi Spahiu.

Top Channel