Shtatorja e Hasan Prishtinës në Tiranë

23/11/2012 00:00

Në lulishten pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë u përurua shtatorja e Hasan
Prishtines, një prej veprimtarëve shquar të lëvizjes kombëtare.

Të pranishëm ne ceremoni ishin Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si edhe Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga.

“Atdhetari Hasan Prishtina ishte udhëheqësi i kryengritjeve shqiptare për clirim kombëtar, ishte njeriu që e bëri platformën politike dhe programin kombëtar, ishte ideologu që bashkoi të gjitha rrymat politike rreth këtij qëllimi, sepse sic thoshte ai, si dje, sot, nesër e përherë atdheu do të jetë gjëja më e shenjtë për ne”, tha Jahjaga.

I lindur në zonën e Vushtrrise në Kosovë, Hasan Prishtina ka mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne Parlamentin Osman ku ka qene deputet, si dhe ka sherbyer gjithashtu si minister i qeverise se Vlores. Ne vitin 1919 ka drejtuar delegacionin e Komitetit “Mbrojtja kombetare e Kosoves” ne Konferencen e Paqes ne Paris.

Kryeministri Berisha e vleresoi ate si arkitektin e Shqiperise etnike.

“Për kryeqytetin e Shqipërisë është një ditë e shënuar, pasi vendoset këtu apo kthehet në kryeqendrën e Shqipërisë arkitekti i Shqipërisë etnike, arkitekti i pavarësisë së Shqipërisë, burri i madh që shkriu jetën e tij për bashkimin e trevave shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Shtatorja e Hasan Prishtines eshte veper e skulptorit  Artan Peqini. Ka nje lartesi 3.2 metra dhe eshte punuar ne bronx.

Top Channel