PS: Integrimin e bllokon Qeveria

23/11/2012 00:00

Nëpërmjet  Kryetares së Delegacionit të PS në Parlamentin Europian,
Valentina Leskaj, opozita përshëndeti Rezolutën mbështetëse për
integrimin europian të Shqipërisë  e miratuar të enjten nga Komisioni i
Jashtëm i Parlamentit Europian.

Rezoluta konfirmon një fakt të rëndësishëm se Bashkimi Europian po ravijëzon gjithnjë e më qartë qëndrime kritike në lidhje me mungesën e arritjeve të Shqipërisë. Këto qëndrime nuk lidhen aspak me alibinë e Sali Berishës se integrimin po e bllokon opozita, por thjesht tregon qartë dështimet e vetë Sali Berishës në përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian”, tha Leskaj.
   
Dështimet me integrimin tha zonja Leskaj nuk mbulohen dot me shpifje e akuza ndaj opozitës, siç bëri Kryeministri edhe gjatë një konference për shtyp me homologun e tij maqedonas.

“Po, e vërteta është se integrimi po bllokohet nga brenda.Po bllokohet nga një Qeveri e paaftë që nuk di të qeverisë, nga një Qeveri që s’di të dialogojë me opozitën. Dëshiroj t’i kujtoj se opozita as është tërhequr e as nuk mund të tërhiqet nga çështja e Fierit sepse ka fituar zgjedhjet, ka fituar dhe gjyqet në lidhje me Qarkun e Fierit. Kjo e histori me tërheqje është shpifja e radhës e Sali Berishës për të justifikuar dështimin me integrimin duke fajësuar opozitën, në një kohë që është vetë Sali Berisha që ka marrë peng Qarkun e Fierit dhe refuzon të njohë fitoren e opozitës me votë, refuzon të zbatojë 13 vendimet e gjykatave te të gjitha shkallëve që i japin të drejtë Partisë Socialiste”, tha Leskaj.  
 

Top Channel