Elbasan, kapen trafikantët e armëve

23/11/2012 00:00

Falë një operacioni të Policisë së Elbasanit është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme armësh zjarri.

Policia ndaloi tre persona të cilët u kapen në afërsi të Prrenjasit duke qarkulluar me mjetin tip Benz me targa PG 6311 B.

Pas një kontrolli të imtësishëm të mjetit policia zbuloi 12 pistoleta, 1 pushkë dhe 500 fishekë automatiku. Ndaj shtetasve Paqësor Gorellari, Nertil Jaçe dhe Jurgert Jaçe rëndon akuza e  ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.

Strukturat e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vazhdojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të tyre.

Top Channel