Oketën e heqin nga “Siguria”

22/11/2012 00:00

Ndërsa Komisioni Parlamentar i Sigurisë është duke diskutuar jo pa
debate, projektligjin e ri për Shërbimin Informativ të Ushtrisë, një nga
anëtaret e tij, deputeti Gazmend Oketa është hequr nga ky Komision.

Pikërisht me qëndrimin e tij kundër propozimeve të PD për Shërbimin Informativ të Ushtrisë deputeti Oketa, qe i perket nje tjeter force politike tani, lidh zevendesimin e tij te papritur ne Komisionin e Sigurise. Kartoni i tij kunder ketij ligji nuk mundesonte mazhorancen ne kete Komision, duke rrezikuar miratimin e draftit ne formen qe PD e propozon.

“Mesa duket rasti i djeshëm kur në Komision diskutohej ligji për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe deklarimi im që nuk do ta mbështesja këtë iniciativë, ka nxitur maxhorancën për të korrigjuar numrat në këtë Komision. Tashmë fatkeqësisht Kuvendi, puna e Komisioneve është orientuar në një përplasje numerike dhe jo në një përplasje idesh apo përpjekjesh për të hartuar ligje sa më të mira, të cilat në fund të fundit kur miratohet i shërbejnë gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Oketa.

Oketa ka akuzuar kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, si propozuesen e ketij vendimi. Por i menjehershem ka qene reagimi i Kuvendit, sipas te cilit eshte grupi demokrat ai qe propozon perberjen e komisioneve dhe PD ka te drejten ligjore te kete shumicen ne to. Oketa eshtë zevendesuar nga deputeti demokrat Bedri Hoxha.

Top Channel