FRD zyrtarizon degën në Kamëz

22/11/2012 00:00

Në kuadër të hapjes dhe konsolidimit të strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë, Fryma e Re Demokratike ka zyrtarizuar degën e saj në qytetin e Kamzës.

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa duke folur mbi problematikat e qytetit të Kamzës theksoi se flamuri kryesor duhet të jetë ai Kombetar dhe jo ata të partive të vjetëra në Shqiperi. Duke folur mbi situatën politike në vend Oketa u shpreh se “uzurpimi i institucioneve nga maxhoranca po shtrihet edhe mbi Prokurorinë e Përgjithshme e cila ishte insitucioni i vetëm i pavarur që ka mbetur”.

Ndërsa nënkryetari i FRD Aleksander Biberaj i pranishem në takim ngriti problematikat e furnizimit me ujë, mungesën e ambienteve shkollore apo kushtet e vështira në to. Kamza duhet të jetë pjesë e integruar e metropolit jo e lënë pas dore sic ka ndodhur këto 20 vjet, tha ai.

Top Channel