SHIU, PS: Na tregoni rekomandimet e partnerëve

21/11/2012 00:00

Opozita ka rezerva në lidhje me projektligjin për Shërbimin Informativ
Ushtarak. Ajo dyshon se partneret strategjike shqiptare të NATO-s, nuk
kanë dhënë ato rekomandime për të cilat Ministria e Mbrojtjes ka hartuar
këtë projektligj. Kjo perforcohet edhe nga fakti, se keshillat etyre
quhen informacion i klasifikuar dhe nuk i jepen opozites per t’u njohur.

“Nuk është hera e parë, Ministria e Mbrojtjes që bën një veprim të tillë dhe ka mbyllur dyert dhe po shkel ligjin me katër këmbë, Ministria e Mbrojtjes dhe e gjithë maxhoranca. Ju lutem ne duam të kemi në dispocizion ashtu sic ka ndodhur edhe në 2003, bashkangjitur relacionit, po t’i referoheni atij ka patur të gjithë komentet që kanë ardhur nga CIA apo edhe nga partnerë të tjerë”, tha Ilir Gjoni, nënkryear i Komisionit.

Projektligji për SHIU-n, u kalua ne parim nga Komisioni i Sigurise pavaresisht se opozita kerkon ndryshime te shumta ne te. Deputetet e PS-së në ketë komision kerkojne ministrin Imami te jape shpjegime per hartimin e saj.

Top Channel