Mosprezenca e ekspertit të Radiotelevizionit Shqiptar dhe të atij të
KKRT-së në Komisionin e Medias dhe Arsimit, ku duhet të vijonte
disktutimi për licensimin e operatorëve, u kthye në arsyen kryesore jo
vetëm të zhvillimit të debateve të forta, por edhe të mosvijimit të
diskutimit të projektligjit.

“Njëri nga relatorët kërkon që të ketë më shumë ekspertizë në fushë për shkak të vështirësisë që ka dhe të delikatesës që ka, unë nuk shoh asnjë gjë të keqe nga cilido që ta kërkonte. Nuk ka rëndësi nëse e kërkoi një deputet i krahut të majtë, apo i krahut të djathtë. Këtu ka një qëndrim ndaj Komisionit, një qëndrim që për mua është i absolutisht i patolerueshëm dhe përsa i përket grupit të punës, ne e kemi marrë një vendim dje dhe nuk e di pse i rikthehemi sot. Ne sot kemi ardhur të vijojmë punën me ligjin”, thotë Leskaj.

“Unë kërkova, meqë ju e kishit legalizuar një marrëdhënie me ekspertë që nuk kishin marrë mandatin e Komisionit, kërkuat të zgjeronit rrethin e mendimmarrjes dhe mendimdhënies. Ne jemi për vazhdimin e diskutimit të ligjit dhe miratimin e tij, edhe kur kur ky Komision nuk merr në konsideratë një kërkesë të ligjshme dhe logjike që kam bërë dhe kërkesa e ligjshme dhe logjike është që të shtohet mundësia për të marrë edhe më shumë mendim, pra mendimdhënia”, tha deputeti socialist Alfred Dalipi.

“Eshtë detyrë e jona t’i sqarojmë në mënyrë të ligjshme, që është krijuar një keqkuptim, është vepruar gabimisht që kanë refuzuar punën dhe që në çdo rast janë të detyruar të vijnë dhe t’i përgjigjen Komisionit sepse Komisioni e ka të domosdoshme praninë e tyre”, tha deputeti demokrat Mark Marku.

Komisioni mund te vijonte punen edhe me perfaqesine e eksperteve të cilët ishin prezentë në Komision, por deputeti i mazhorances Gent Strazimiri ka kembengulur se ekspertët janë fyer. Kaq ka mjaftuar qe debati te vijoje me tone te forta dhe me akuza. Ne perfundim u vendos qe Komisioni te shtyje seancen.

Top Channel