100-vjetori, Kuvendi nderon ish-kryeministrat

21/11/2012 00:00

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi ish-kryeministrat e vendit në 20-vitet e fundit si dhe figura të tjera më kontribut në historinë moderne të shtetit shqiptar.

Në fjalën e hapjes, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se këto vite janë vitet e kontributit të shtetit tonë dhe nderimi i figurave që përballuan situatat e vështira kur bëhej fjalë për fatet e shtetit dhe ndoshta vetë kombit, ishte një detyrë.

Më pas, Topalli nderoi me botimin special të akteve të themelimit të shtetit ish-kryeministrat Vilson Ahmetaj, Ylli Bufi, Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën.

Të pranishëm nga ish-kryeministrat e 2 dekadave të fundit ishin Fatos
Nano, Vilson Ahmeti, Ylli Bufi dhe Ilir Meta. Ndërkohë Aleksandër Meksi,
Bashkim Fino dhe Pandeli Majko nuk ishin prezent në ceremoni. Sipas
Majkos, ai nuk mund të jetë në protokollin e atyre që nuk respektojnë
protokollin e ceremonisë së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së
Shqipërisë.
 
Nderime shkuan edhe për familjarë të figurave të tjera me kontribut që nuk jetojnë më, si për Azem Hajdarin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe Pjetër Arbnorin.

 

Top Channel