Tiranë-Durrës, aksidentohet për vdekje 22-vjeçarja

20/11/2012 00:00

Një aksident i rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës i mori jetën 22-vjeçares, Valentina Serlina.

Aksidenti ndodhi në orët e paradites së të martës. Automjeti ku 22-vjeçarja udhëtonte si pasagjerë u përplas me një kamion. Përplasja ka qenë fatale për të renë e cila ka gjetur vdekjen, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i përplasjes fatale ka qenë një manovër e gabuar parakaluese e drejtuesit të mjetit ku udhëtonte 22-vjeçarja.

Top Channel