Licencimi i mediave vizive, deputetët pezullojnë shqyrtimin

20/11/2012 00:00

Kapitulli mbi dhënien e licencave të transmetimit dhe ofrimit të
shërbimeve, në projektligjin për Mediat Audiovizive ka bllokuar
Komisionin e Medias dhe Arsimit.

Relatori per opoziten, Alfred Dalipi ka kerkuar qe grupi i eksperteve te ketij projektligji, te jete me i gjere dhe te perfshije te gjithe subjektet dhe operatoret e interesuar dhe te mos kete vetem perfaqesues te maxhorances.

“Kërkesa që bëjnë në komision nuk është për të ndryshuar grupin e punës. Kërkesa është për të mos shtuar, të klonuar dhe të paguar nga Qeveria, sidomos për këtë kapitull, të klonuar dhe të paguar nga Qeveria. Unë po them që grupi i punës të pasurohet meqë kanë ikur dhe të ketë të paktën më shumë se sa një mendje, jo të ketë mendjen e Qeverisë në bërjen e një ligji”, tha Dalipi.

Kryetarja e ketij Komisioni, Valentina Leskaj tha se ky kapitull eshte shume delikat dhe duhet te kemi kujdes ne moskompromentimin e procesit. Grupi i eksperteve te miratuar nga deputetët e Komisionit te Medias dhe Arsimit, tha Leskaj, nuk mund te ndryshohet rruges.

“Në një kapitull shumë sitentik që ka të bëjë me procesin e licensimit, ku është e gjithë afera që ka ndodhur edhe e klientelizmit edhe ndjeshmëritë që ka qoftë brenda vendit dhe qoftë jashtë vendit, ne duhet të jemi rigorozë. Ne duhet t’i qëndrojmë grupit të punës. Askush nuk mund të vijë si zëvendësues pa marrë miratimin e Komisionit”, tha Leskaj.

Edhe relatori i mazhorances u shpreh per gjetjen e nje kompromisi dhe zbatimin e rregullave, persa i perket grupit te eksperteve.

Komisioni ka mbyllur seancen duke kerkuar qe relatoret perkates te sjellin propozimet e tyre konkrete mbi kete çeshtje, e cila eshte mjaft delikate dhe zgjidhja e saj duhet te behet nga eksperte te fushes.

Top Channel