Gjirokastër, policia parandalon krimin

19/11/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë Gjergji Camanin, një 32-vjeçar që donte të vriste një person.

Policia ndaloi në kohë 32-vjeçarin që ishte nisur për të vrarë Fetih Kotroçin, me të cilin ishte grindur më parë në një lokal.

Gjithashtu janë sekuestruar dy armë kallashnikov dhe 60 fishekë në cilësinë e provës.

Top Channel