Elbasani në alarm për ujin

15/11/2012 00:00

Pas kërcënimit të CEZ-it, se një pjesë e mirë e shqiptarëve do të mbeten
pa ujë të pijshëm për shkak te borxheve të ndërmarrjeve të
ujesjellesave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve ne
qytetin e Elbasanit.

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujesjellësit ‘Elber SHPK’ deklaroi se ka ngritur nje padi penale ndaj CEZ Shperndarje, pasi nuk pajtohet me vendimin e kesaj kompanie qe e detyron ‘Elber’, te paguaje kamatëvonesa qe nga viti 2007, te cilat shkojne ne miliarda leke.

“Nuk mund të ngrihet CEZ dhe të kërkojë kamatëvonesat e ndërmarrjes që nga viti 2007, ndërkohë që këto janë të pabazuara në ligj, ndërkohë që në cdo arkëtim që kemi bërë deri në nëntor të vitit 2011, nuk është përfshirë asnjë detyrim kamatëvonesë midis CEZ dhe ‘Elber'”, thotë Ardian Zhidro, drejtor i kësaj Ndërmarrjeje.

Ne lidhje me kete problem ‘Elber SHPK’ i eshte drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe ka marre premtimin se qytetaret e Elbasanit nuk do te mbeten pa uje te pijshem, pasi Qeveria do te negocioje me CEZ.

Nga ana tjeter kryetari i Bashkise Qazim Sejdini sulmoi ashper CEZ dhe Qeverine shqiptare. Sipas Sejdinit nese qytetaret mbeten pa uje te pijshem, kjo tregon se ne kete vend nuk ka shtet.

“CEZ nuk mund të bëjë as përmbaruesin, prokurorin, as policin, as gjykatën. Nuk mund të dënojë qytetarin elbasanas CEZ-i. Nëse ndodh dicka e tillë kjo do të ishte fatale dhe do të tregonte se shteti nuk funksionon”, thotë Sejdini.

Top Channel