Avramopulos në Shqipëri për 100-vjetor

15/11/2012 00:00

Ministri i Jashtëm grek Dhimitris Avramopullos do të vizitojë Shqipërinë me rastin e festës së Pavarësisë dhe do të jetë i pranishëm gjatë ceremonive festive që do të organizohen me këtë rast.

Lajmi u bë publik prej vetë zotit Avramopoulos,i cili pati një bisedë telefonike me homologun e tij Edmond Panariti.

Gjatë bisedës,dy ministrat shprehën vendosmërinë e qeverive të dy vendeve tona për forcim të marrëdhënieve dypalëshe.

Në Tiranë zoti Avramopulos do të takojë gjithë spektrin politik shqiptar si dhe perfaqesues te minoritetit grek qe jeton ne shqiperi.

Top Channel