Rama: Integrimi, Berisha fsheh dështimin

14/11/2012 00:00

Një refuzim brutal dhe qorrazi. Kështu e ka komentuar kreu i opozitës
Edi Rama, mospranimin  nga maxhoranca të ftesës së një dite më parë, për
t’u ulur në një tyezë, e cila synonte daljen nga ngërçi polik që lidhet
me miratimin e tre ligjeve që kërkojnë tre të pestat.

“Reagimi i Partisë Demokratike dhe përkatësisht kryetarit të Qeverisë ishte i menjëhershëm, brutal dhe qorrazi si zakonisht. Asnjë vullnet për të kapërcyer hendekun që kanë hapur forcërisht në Fier, mes shtetit të së drejtës dhe pushtetit të dhunës mbi Kushtetutën e ligjin.Në përpjekjen e vet të dëshpëruar për të justifikuar dështimin me integrimin europian, pushteti i sotëm i votave të vjedhura, kërkon të fajësojë medoemos opozitën, si medemek bllokuese të integrimit”, tha Rama.

Kryetari i PS-së, me detaje ka sqaruar atë cfarë ka ndodhur me Qarkun e Fierit duke theksuar edhe njëherë tjetër se mbledhja e pare e Qarkut te Fierit qe ka zgjedhur kryetarin nga PS, eshte e vetmja e ligjshme dhe keshilltaret e konstituuar ne ate mbledhje jane te vetmit te ligjshem.

“Të gjithe keshilltarëve të majtë, te cileve iu hoq padrejtesisht mandati i perfaqesimit ne Keshillin e Qarkut Fier, iu drejtuan gjykates. Te gjitha vendimet gjyqesore te formes se prere për paditë e bëra prej tyre, kane shprehur ne menyre perfundimtare se: ‘Mandati i keshilltarit te Keshillit te Qarkut eshte mandat 4- vjeçar i  percaktuar nga  Kushtetuta dhe nuk mund te hiqet apo ndryshohet nga keshillat komunale apo Bashkiake, pasi eshte zgjedhur ne mbledhjen e pare’”, tha Rama.

Duke shpjeguar kronologjinë e sagës së Qarkut të Fierit, kryesocialisti Rama tha se jane ndryshuar ne menyre te paligjshme 14 keshilltare te majte, nepermjet dhunes fizike e psikologjike, vendosjes se gjobave arbitrare nga organet e shtetit e presionet mbi familjaret e këshilltareve, si edhe pushimeve nga puna për ta e për të afërmit e tyre.

“Per Partine Socialiste, nuk është në pikëpyetje fakti nëse do ta drejtojmë ne apo pala tjetër Qarkun e Fierit, po është në pikëpyetje zbatimi i Kushtetutës së Shqiperise, funksionimi i parimeve Kushtetuese, funksionimi i shtetit te se drejtes, funksionimi dhe respektimi gjykatave dhe vendimeve gjyqesore te formes se prere, në funksion të shprehjes së lirë të vullnetit të 300 mijë zgjedhësve shqiptarë në këtë rast”, tha Rama.

Rama u shpreh se PS nuk mundet të ngrejë kartonin në Parlament, duke pranuar që legjislacioni shqiptar të mbetet karton, deri edhe kur është fjala për një çështje që prek drejtëpërdrejt interesin e 300 mijë shqiptarëve dhe, nga ana tjetër, dëmton përsëri e përsëri palcën e shtetit të së drejtës, që ngrihet mbi lirinë e të drejtën e zgjedhjes.

 “Nëse Shqipëria nuk e merr statusin e kandidatit në dhjetor, ka vetëm një përgjegjës dhe ky është qeveria shqiptare. E cila s’ka kurajo të ulet me opozitën për të bërë së paku minimumin e mbetur në këto ditë të fundit, sepse është qeveria që e ka marrë dhe e mban peng Fierin me sytë nga zgjedhjet, jo nga Europa e Bashkuar”, tha Rama.

Top Channel