Durrës, gjyqi për pafajësinë e Ilir Xhakjas

14/11/2012 00:00

Në Gjykatën e Apelit të Durrësit ka nisur shqyrtimi i vendimit të pafajësisë ndaj shtetasit Ilir Xhakja, i cili në shtator të këtij viti ekzekutoi në detyrë kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj.

Procesi nisi pas apelimit të të këtij vendimi nga Prokuroria e Durrësit, e zbardhjes së vendimit të vonuar të gjyqtarit Neritan Tabaku i cili ndodhet në procedim penal për mosarsyetimin e vendimit të dhënë ndaj Xhakjas.

Që në nisje të procesit është regjistruar shtyja e seancës për shkak të pengesës ligjore që lidhet me pjesëmarrjen në gjykim të njërit prej treshes së gjyqtarëve të cështjes. Gjyqtari Izet Dushaj ka hequr dorë nga gjykimi për shkak të papajtueshmërisë ligjore me funksionin e gjyqtarit në gjykim.

Sipas kreut të trupit gjykues të kësaj cështje, Dushaj në bazë të Kodit të Procedurës Penale nuk mund të marrë pjesë në gjykim për shkak se ka marrë pjesë në një tjetër çështje me të njëjtin të pandehur.

Ilir Xhakja i akuzuar për vrasjen e shefit të policisë së Shijakut fitoi lirinë përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë që prishi vendimet e dy shkallëve të Krimeve të Rënda me arsyetimin se gjykimi nuk ishte në kompetencë të tyre, por të gjykatës së rrethit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Xhakjen me 21 vite burg për vrasjen me paramendim të Qerim Malokut. Por cështja u kthye për rigjykim në Gjykatën e Parë të Durrësit nga Gjykata e Lartë. Pikërisht në Gjykatën e Durrësit treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Neritan Tabaku e shpalli të pafajshëm Xhakjen.

Vendimi u apelua nga prokuroria që kishte kërkuar 25 vjet burg për autorin, por moszbardhja e vendimit nga gjyqtari Tabaku mbajti peng nisjen në apel të cështjes dhe i dha lirinë Ilir Xhakjas.  

Top Channel