Berisha: Rama po bllokon statusin

14/11/2012 00:00

“Zoti Rama per çdo gje mund te me ftosh per t’u mbledhur. Jam ulur sa
here eshte e nevojshme dhe do te ulem. Por per nje gje ta kam faktuar ty
dhe çdokujt tjeter, se nuk ulem dhe nuk do te ulem kurre, vendimet 
gjykatave. Per ato nuk ulem kurre te negocioj”.

Me këtë qëndrim Kryeministri Sali Berisha refuzoi kërkesën e kreut të opozitës Edi Rama për të zgjidhur në një tryezë politike çështjen e Këshillit të Qarkut Fier, i cili është aktualisht ne shqyrtim nga Gjykata e Fierit. Ajo qe eshte gati te beje Kryeministri, eshte ulja ne tryeze vetem per te marre sugjerimet e Partise Socialiste per permiresimin e 3 ligjeve qe jane vene kusht nga Komisioni Europian per marrjen e statusit te vendit kandidat.

Ajo qe eshte e papranueshme, sipas Kryeministrit Berisha, eshte se ne te njejten dite me ftesen per tryeze nga Edi Rama, Partia Socialiste kerkoi shtyrjen per disa dite te shqyrtimit te çeshtjes ne Gjykaten e Fierit. Dhe kjo eshte nje prove tjeter sipas kryeministrit, qe Edi Rama, e ka nxjerre Fierin si justifikim per bllokim, pasi e di qe nuk ka me shumicen ne Keshillin e Qarkut.
 
“PS kerkoi shtyrjen e gjyqit per dy jave, qe te shkoje pertej dates 20. Pse  e paragjykove ti diten e gjykimit? Thuaju shqiptareve! Jane thjesht perpjekje per t’iu shmangur pergjegjesise se tmerrshme qe merr mbi vete. 
Te enjten eshte afati i fundit kur Parlamenti i Shqiperise mund te votoje tre ligjet e mbetura pezull, perpara se ne daten 20 nentor, Komisioni Europian t’u raportoje vendeve anetare, nese Shqiperia i ka permbushur apo jo detyrimet per marrjen e statusit te vendit kandidat”, tha Berisha. 

Top Channel