Arvizu: Shqipëria, në udhëkryq

14/11/2012 00:00

Për ambasadorin e SHBA-ve Alexander Arvizu, Shqiperia ka më shumë
probleme sesa vetëm ligjet me 3/5. Një ditë përpara seancës së fundit
parlamentare për miratimin e tre drafteve të vëna kusht nga Bashkimi
Europian për statusin, Alexander Arvizu i përgjigjet interesimit të
medias për ngërçin mes palëve.

Duke cituar Sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Clinton në Tiranë dhe zëvendësndihmësin Philip Gordon, Arvizu e konsideroi Shqipërinë në udhëkryq kritik, që testin e ka tek zgjedhjet e 2013.

“SHBA besojne se Shqiperia eshte ne nje udhekryq kritik. Sekretarja Clinton e ka bere te qarte qe zgjedhjet e 2013 do te jene nje test kritik per Shqiperine. Ajo dhe te gjithe zyrtare amerikanë nxisin reformat. Axhenda e ketyre reformave perfshin shume pika, por dy jane me te rendesishme. E para jane 3 projektligjet qe ju permendet, por elementi i dyte qe eshte edhe me i rendesishem eshte ne fakt rezultati ne luften kunder korrupsionit dhe nje qeverisje me e mire. Keto te dyja shkojne krahe per krahe dhe nuk mund te ndahen”, tha Arvizu.

Diplomati amerikan tha se eshte kontakt te vazhdueshem me faktorin politik ne Tirane per te nxituar dialogun. Ai nenvizoi nje nga mangesite e medha ne Shqiperi eshte komunikimi i dobet mes lidereve politike. Duke shmangur komentin mbi ftesen e kreut te opozites per nje tryeze partish, Arvizu vuri theksin tek rritja e komunikimit mes tyre.

“Kemi kaq shume gjera perpara dhe mendoj se kyçi per zgjedhje te mira, çelesi do te ishte permiresismi i dialogut jo permes medias dhe jo permes deklaratave te lidereve perpara grupeve te tyre parlamentare dhe te bejne aty njoftimet, por permes diskutimeve te qeta. Te dy palet thone se reformat jane ato qe ata duan, por duhet nje menyre me e mire per ta komunikuar”, tha Arvizu.

Sequi: Jo vetëm retorikë, lëvizje konkrete për integrimin

Apel për dialog ka bërë edhe një tjetër ambasador i rëndësishëm në Tiranë, ai i KE, Ettore Sequi, i cili ironizoi politikën shqiptare kur tha se marshojnë por nuk lëvizin.

“Këshilli do të mblidhet në dhjetor, kështu që dukshëm nuk ka shumë kohë. Ajo që me inkurajon është se çdo aktor politik në Shqipëri deklaron se integrimi është i rëndësishëm dhe është prioritet për Shqipërinë, por duhet të bëjmë progres në këtë drejtim. Ju e dini që unë e pëlqej muzikën dhe është një opera, Aida, në të cilën është një ushtarak që niset drejt një udhëtimi. Ky ushtarak thotë ‘le të shkojmë, le të shkojmë duke marshuar’, por pa lëvizur nga vendi. Unë uroj që të lëvizte pasi që të gjithë duan të lëvizin dhe të bëjnë progres në atë rrugë”, deklaroi Sequi.

Top Channel